Maqedonia e Veriut po planifikon të blejë tre milionë ton thëngjill nga Kosova për të furnizuar termocentralet e saj kjo pasi mungesa e prodhimit vendas dhe rritja e çmimeve të energjisë në Evropë e bëjnë atë të përballet me një krizë energjetike, tha të premten ministri i ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, shkruan Reuters.
Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi është takuar me homologen kosovare, Artane Rizvanolli dhe drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Bekteshi ka thënë se nga sot kanë filluar negociatat për importimin e thëngjillit nga Kosova.
“Për ta tejkaluar çdo krizë sigurisht se kërkohet bashkëpunim dhe me ministren Rizvanolli u dakorduam që bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm ta thellojmë edhe më shumë në të ardhmen dhe ta tejkalojmë sa më shpejtë edhe sfidën me krizën energjetike! Nga sot ne filluam edhe negociatat për importin e thëngjillit nga Republika e Kosovës, ku paraqitëm edhe një draft verzion të Memorandumit për bashkëpunim! Shpresoj që pas shqyrtimit të të gjithë kapaciteteve dhe nevojave të të dyja vendeve të arrijmë deri te një marrëveshje konkrete me çka do të ndikojë drejtpërdrejt në tejkalimin e krizës energjetike në të dy vendet”, ka shkruar Bekteshi.
The post Maqedonia e Veriut planifikon të blejë 3 milionë ton thëngjill nga Kosova appeared first on Telegrafi.