Progres i rëndësishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në luftimin e korrupsionit u shënua në raportin më të ri të Trupit të Këshillit të Evropës i cili merret me mbikëqyrjen e standardeve të antikorrupsionit në vendet – GREKO. Me këtë, vendi ynë bëri hap të madh para duke e lëshuar grupin e shteteve “të pakënaqshme globale” dhe hapëroi drejtë përmbushjes së rekomandimeve të GREKO-s nga xhiroja e pestë e evaluimit.

Për zëvendëskryeministrin përgjegjës për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit, Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Resurse Njerëzore, Lupço Nikollovski Nikollovskit, ky progres paraqet stimul shtesë dhe nxitje të angazhimeve të Qeverisë për ndërtimin e standardeve dhe parimeve për parandalim të korrupsionit në të gjitha sferat.

Bëhet fjalë për 19 rekomandime për parandalim në pjesën e korrupsionit në Parlament, gjyqësor dhe prokurori, prej të cilave vendi nuk ka përmbushur vetëm dy. Tërësisht janë përmbushur nëntë rekomandime, ndërsa pjesërisht tetë rekomandime.

Sipas ministrit të Drejtësisë Bojan Mariçiq, tani Maqedonia e Veriut është një hap afër BE-së por megjithatë puna nuk përfundon këtu dhe ka edhe shumë punë për tu bërë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri i Drejtësisë potencoi se GREKO e konstatoi faktin se dy mandatet e fundit ministrat e Drejtësisë nuk marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit Gjyqësor, si dhe se me Ligjin për Këshillin Gjyqësor e drejta e votës së ministrit të Drejtësisë në këtë organ është marrë.

“Megjithatë GREKO mbeti në qëndrimin se ky rekomandim do të konsiderohet si i përmbushur vetëm pasi do të ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut ku është konfirmuar se ministri i Drejtësisë merr pjesë në punën e Këshillit Gjyqësor, megjithatë ne bëmë gjithçka që është në fuqi të Qeverisë me të gjitha rregullat tjera dhe me praktikën të mos marrim pjesë dhe të mos ndikojmë si Qeveri në punën e Këshillit Gjyqësor”, tha Mariçiqi.

Siç bëri të ditur ministri i Drejtësisë, janë ndërmarrë masa për përforcim të pavarësisë, departizimin dhe integritetin e gjykatësve porotë që është konstatuar dhe përshëndetur nga GREKO, ndërsa ishte miratuar edhe kodeks për etikë gjyqësore, udhëzues për zbatim të tij dhe është formuar trup për zbatimin e tij që është përshëndetur veçanërisht nga GREKO, veçanërisht dispozitat për ndalesë për pranimin e dhuratave dhe shërbimeve.

Nga 23 rekomandimet e reja të cilat GREKO ia dërgoi Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëntë kanë të bëjnë me pushtetin qendror dhe 14 për organet për zbatimin e Ligjit, gjegjeshit MPB.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedonia e Veriut përparoi drejtë përmbushjes së rekomandimeve të GREKO-s nga xhiroja e pestë e evaluimit appeared first on Telegrafi.