Maqedonia e Veriut paralizohet nga coronavirusi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Maqedonia e Veriut është përfshirë nga një valë e re infektimi me virusin Corona. Shtimin e rasteve autoritetet e lidhin edhe me festimet e Bajramit dhjetë ditë më parë.

Në Maqedoninë e Veriut ka ndalime masive të lëvizjes për shkak të shpërthimit të një vale të re të virusit Corona. Shifra rekord e së premtes me 177 raste të reja të regjistruara, pasohet nga një tjetër 125 infektime të shtunën, njoftojnë mediat gjermane, duke u bazuar tek autoritetet vendase të shëndetësisë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka reaguar ndërkohë duke vendosur ndalim qarkullimi 80 orësh për qytetet e komunat më të prekura. Që të enjten në mbrëmje u vendos ndalim qarkullimi, i cili përfundon në orën 5 të mëngjesit të hënën. Për pjesën tjetër të vendit vlen ndalimi i qarkullimit natën. Një ndalim i plotë i lëvizjes është vendosur në Shkup, qytetin industrial Stip dhe disa zona të banuara me shumicë shqiptare.

“90% e rasteve të Coronës vijnë nga 15 familje”

Ekspertët e lidhin shpërthimin e valës së re të pandemisë me rastet e reja në një fabrikë ëmbëlsirash, si edhe me takimet familjare përgjatë festës së Bajramit pas përfundimit të muajit të Ramazanit. 90% e rasteve të Coronës vijnë nga 15 familje, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Venko Felipçe të premten. Infektimet vijnë si pasojë e mosrespektimit të rregullit për mënjanimin e grupimeve me njerëz. Por kjo valë për shkak të shtimit të testimeve do të vendoset shpejt nën kontroll, është shprehur Filipçe.

Advertisement

Në Maqedoninë e Veriut deri të dielën kanë qenë të regjistruar 2915 vetë me virusin Sars-CoV-2. Deri më tani kanë humbur jetën 151 vetë./DW/

The post Maqedonia e Veriut paralizohet nga coronavirusi appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy