Sipas vlerësimeve të revistës “Global Finance Magazin” për vitin 2023, nga 193 vendet më të pasura në botë, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 80-të.

Vendi i parë ndër vendet më të pasura në botë është Irlanda, i dyti është Luksemburgu dhe i treti Singapori, i ndjekur nga Katari, Makau, Emiratet e Bashkuara Arabe, Zvicra, Norvegjia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe San Marino mbyll listën e top 10-sheve.

Nga vendet e rajonit, më e pasura, sipas autorit të këtij teksti, është Sllovenia, e cila është në vendin e 37-të, e ndjekur nga Kroacia, e cila është në vendin e 49-të, Mali i Zi në vendin e 68-të, Serbia në vendin e 72-të dhe Shqipëria në vendin e 89-të.

Autori i tekstit, i cili doli pak ditë më parë, thekson se nëse marrim parasysh produktin e brendshëm bruto të një kombi – shuma e të gjitha mallrave dhe shërbimeve të prodhuara nga shteti gjatë një viti – atëherë do të duhet të konkludojmë se kombet më të pasura janë pikërisht ato me BPV-në më të lartë: SHBA, Kina, Japonia dhe Gjermania./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedonia e Veriut në vendin e 80-të ndër vendet me BPV më të lartë për kokë banori appeared first on Telegrafi.