Për sa i përket fuqisë ushtarake, në Ballkan kryeson Serbia që është në vendin e 63-të, Kroacia në vendin e 74-të, Shqipëria në të 78-ën, Sllovenia në të 96-tën, Maqedonia në të 127-ën, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 132-të dhe Kosova në vendin e 141-të thonë të dhënat e faqes së internetit “Global Firepower”, e cila çdo vit publikon një raport vjetor dhe renditje të 140 forcave të armatosura kombëtare.

Siç thuhet në faqen e internetit “Global Firepower”, më shumë se 60 faktorë individualë, si numri i njësive ushtarake, financat, aftësitë logjistike dhe gjeografia, janë marrë parasysh në renditjen e ushtrive.

Top pesë listën e parë e kryesojnë Shtetet e Bashkuara me një indeks prej 0.0744, e ndjekur nga Rusia (0.0788), Kina është e treta, India është e katërta për nga fuqia ushtarake dhe Koreja e Jugut është e pesta.

Në renditjen e fundit Maqedonia ishte në vendin e 108-të nga 145 vende të përfshirë në listë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedonia e Veriut në vendin e 127-të, sa i përket fuqisë ushtarake appeared first on Telegrafi.