Sipas raporteve të Komisionit Evropian (KE) dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Maqedonia e Veriut së bashku me Serbinë shënon shkallë të lartë të vdekshmërisë si pasojë e ndotjes së ajrit, shkruan Euronews.
Nga vendet fqinje, Shqipëria, Bullgaria dhe Mali i Zi matin gjithashtu nivele të larta ndotjeje.
Ekspozimi ndaj grimcave PM2.5 shkaktoi rreth 239,000 vdekje të parakohshme në Evropë në vitin 2021, ndërsa 48,000 njerëz vdiqën si rezultat i ekspozimit ndaj dioksidit të azotit, sipas raporteve nga Agjencia Evropiane e Mjedisit.
Hulumtimi i “Njuvenhajsen” nxjerr në pah sfidat e ndryshme me të cilat përballen pjesë të ndryshme të Evropës, përfshirë vendet në Evropën Juglindore, si Maqedonia, në trajtimin e ndotjes së ajrit.
The post Maqedonia e Veriut në mesin e vendeve me vdekshmëri të lartë si pasojë e ndotjes së ajrit appeared first on Telegrafi.