Maqedonia e Veriut ende nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur në dokumentet e veta zyrtare.

Profesori Arbër Çeliku, i cili është shtetas i Maqedonisë së Veriut, ndërsa ka lindur në Prishtinë, thotë se në letërnjoftimin me emrin e ri të RMV-së, vendlindja i është shkruar “Serbi”.

Për këtë ai thotë se ndjehet i ofenduar dhe i revoltuar, ndërsa shton se përgjigjja që e merr nga autoritetet e Maqedonisë për ta ndryshuar këtë akt, është se “sistemi elektronik nuk e njeh Kosovën”.

“Unë jam i lindur në Prishtinë, në shtetin e Kosovës, të cilin Maqedonia e Veriut e ka njohur, por edhe në letërnjoftimin e ri, të lëshuar në emrin tim së fundmi, me emërtimin e ri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut, Prishtina evidentohet si Serbi. Me këtë akt, fillimisht cenohet e drejta ime identitare, injorohet Marrëveshja e ndërsjellë shtetërore midis RMV-së dhe RKS-së dhe qartazi dëshmohet për mosinteresimin deri në shpërfillje të poltikëbërjes shqiptare në RMV se Kosova zyrtarisht është inekzistente në procedurat administrative të Maqedonisë së Veriut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Personalisht ndihem thellësisht i ofenduar dhe i revoltuar, që letërnjoftimi im i lëshuar nga Ministria e punëve të brendshme e RMV përmban të dhëna zyrtare që bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, që si vendi im i lindjes, figuron një shtet, i cili ka qenë pushtues në Kosovë dhe asgjë tjetër. Më shumë më vret fakti, se sa herë që kërkoj të ndryshohet ky akt i qëllimtë tendencioz përpara organeve kompetente, marr përgjigjen se Kosovën nuk e njihka “sistemi elektronik” i RMV-së. Ky është një akt i turpshëm për shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe akoma më i turpshëm për partitë politike shqiptare në pushtet”, (sic) ka shkruar profesori Arbër Çeliku në Facebook.

Ndryshe, në ndryshimet e fundit kushtetuese në Maqedoninë e Veriut në vitin 2018, në Preambulën e Kushtetutës së RMV-së u fut edhe emri i shtetit të Kosovës, si pjesë e shteteve me të cilat kufizohet Maqedonia e Veriut, pasi më e herët Kosova nuk ka qenë./Telegrafi/

The post Maqedonia e Veriut në dokumentet personale nuk e njeh Kosovën si shtet appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";