Maqedonia e Veriut ndër vendet evropiane me infrastrukturë rrugore më të keqe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Maqedonia e Veriut ndër vendet evropiane me infrastrukturë rrugore më të keqe

Holanda është në krye të vendeve të BE-së përsa i përket infrastrukturës rrugore, ndërsa Bullgaria dhe Rumania janë në fund, sipas studimit të faqes analitike kroate “Viborc”.

Hulumtimi bazohet në të dhënat nga “Raporti Global i Konkurrueshmërisë për 2019” të publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Renditja përfshin 141 vende që performojnë sipas treguesve të ndryshëm.

Përfaqësuesit e Evropës Lindore dhe Juglindore kanë rrugët më të këqija në Evropë, Moldavia në vendin e 40-të, ndërsa përpara saj janë Bosnja dhe Hercegovina (39), Ukraina (38), Rumania (37), Malta (36) dhe Maqedonia e Veriut (35).

Advertisement

Pjesëmarrësit në hulumtim dhanë një vlerësim të situatës në disa sektorë të qeverisë. Gati 13,000 liderë biznesi nga 139 ekonomi në mbarë botën iu përgjigjën 78 pyetjeve të anketës, njëra prej të cilave ishte: “Në vendin tuaj, cila është cilësia (gjerësia dhe gjendja) e infrastrukturës rrugore?”.

Përgjigja përfshin një opsion vlerësimi nga 1 (jashtëzakonisht i keq) në 7 (jashtëzakonisht i mirë)./Telegrafi/

Foto: Viborc.

The post Maqedonia e Veriut ndër vendet evropiane me infrastrukturë rrugore më të keqe appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy