Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera kandidate për anëtarësim në BE kanë rënë dakord me paketën e fundit të sanksioneve të BE-së për individë dhe kompani në Bjellorusi, njoftoi sot Këshilli Evropian.
Midis atyre të sanksionuar si pjesë e paketës së katërt janë një numër gjykatësish dhe prokurorësh “përgjegjës për një numër dënimesh të motivuara politikisht kundër gazetarëve, aktivistëve dhe protestuesve”, siç shpjegohet në vendimin e këshillit.
Sanksionet synuan gjithashtu disa gazetarë mediatikë pro-regjimit, rektorë të disa universiteteve për përjashtimin e studentëve që morën pjesë në protesta dhe biznesmenë të shumtë për lidhje të ngushta me regjimin e Aleksandër Lukashenkos.
Djali i Lukashenkos, Dmitri dhe gruaja e djalit të tij të madh, Lilia, janë gjithashtu në listën e sanksioneve për “përfitimet dhe mbështetjen e regjimit të Lukashenkos”.
Vendet kandidate Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria dhe vendet anëtare të Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia, anëtare të Zonës Ekonomike Evropiane, i bashkohen këtij vendim të Këshillit.
Ata do të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me këtë vendim të Këshillit. BE vëren këtë angazhim dhe e përshëndet të njëjtën”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/
The post Maqedonia e Veriut mbështet pakon e re të BE-së për të sanksionuar Bjellorusinë appeared first on Telegrafi.