Maqedonia e Veriut ka rreth 130 mijë pacientë me diabet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përmes disa aktiviteteve sot për herë të dytë është shënuar Dita botërore e diabetit – 14 nëntori. Në organizim të Lidhjes së shoqatave të diabetikëve në Maqedoninë e Veriut u promovua libri “Të ushqehemi dhe të gatuajmë shëndetshëm” nga Vezire Starova ku fjalime patën kryetari i Lidhjes së shoqatave me diabet, Dimçe Velev dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski.

Siç u theksua në ngjarjen, diabeti në vend është në rritje dhe ka rreth 130 mijë pacientë me diabet të diagnostikuar, si dhe gjysma e këtij numri të personave që nuk janë diagnostikuar. Nën moton “Mirëqenia e personave me diabet” është dërguar porosi për parandalimin e komplikimeve të pacientit, t’i kushtohet vëmendje kujdesit parësor, si dhe me kohë të caktohen diagnozat që pacientët me kohë të fillojnë terapinë.

Kryetari i Lidhjes, Velev tha se nevojitet qasje në terapinë inovative, si dhe të vazhdohet me terapinë e insulinës si më parë. Ai bëri thirrje për ndryshimin e modelit të të ashtuquajturit, “çmimi referent për qytetarët që të mund të furnizojnë vetë barnat e nevojshme në farmaci”.

“Shënojmë Ditën botërore të diabetit – 14 Nëntorin, këtë vit si finale e të gjitha aktiviteteve të 25 shoqatave nga vendi, për të dëgjuar zërin e tyre përmes atyre aktiviteteve dhe për të zgjidhur problemet e tyre. Para së gjithash, qasje e terapisë inovative, të vazhdohet me terapinë e insulinës ashtu siç është, të ndryshohet modeli i qasjes së të ashtuquajturit çmimi referent, ku qytetari, gjegjësisht pacienti vetë do t’i marrë nga farmacia, sistem për të gjithë personat me diabet tip 1 në Maqedoni për të reduktuar komplikimet, për të zvogëluar mungesën e tyre në punë dhe për të rritur produktivitetin, me menaxhim cilësor të atij sistemi për matjen e vazhdueshme të glicemisë dhe sigurisht që do të rritet numri i njerëzve që mbajnë pompa T-1”, theksoi Velev.

Advertisement

Ai theksoi se sëmundjet kardiovaskulare janë më të shpeshtat, pasuar nga retinopatia, prandaj, shtoi ai, “është e nevojshme që sa më shpejt të vendoset në listën pozitive terapia e retinopatisë”.

Zëvendësministri i Shëndetësisë Andovski, nga ana tjetër, theksoi se Ministria është në negociata me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për zgjerimin e programeve parandaluese.

“Ministria e Shëndetësisë është në negociata të thella me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për zgjerimin e programeve parandaluese, sepse mendoj se këtu duhet të fokusohemi. Deri në fund të vitit do të dalim me detaje për zgjerimin e programeve”, ka thënë Andovski.

Ditën botërore të diabetit sot në sheshin Maqedoni e ka shënuar edhe Lidhja për diabet të fëmijëve në Maqedoni- Balans MK, ku fjalimin kishte edhe drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski. Ai theksoi se plani i FSSH-së për vitin e ardhshëm është mbyllja e bisedimeve me Sindikatat dhe mjekët amë, pas së cilës do të mund të përcaktohen mjetet që disponojnë për barnat në listën pozitive.

Advertisement

“Po punojmë me Ministrinë e Shëndetësisë për të bashkërenduar marrëdhëniet e ndërsjella sa i përket trajtimit të diabetit. Ju e dini që diabeti është një program nën Ministrinë e Shëndetësisë, por sigurisht që nuk e përjashton edhe Fondin e Shëndetësisë për pjesën e tij të përgjegjësive. Në thelb punojmë për të parë se si mund të përmirësojmë komplementaritetin në lidhje me atë program. Plani ynë i përgjithshëm për vitin e ardhshëm është që sa më shpejt t’i mbyllim bisedimet me sindikatat dhe mjekët amë dhe kjo do të na mundësojë të shohim se çfarë mjetesh do të kemi në dispozicion për barnat në listën pozitive”, ka thënë Klekovski.

The post Maqedonia e Veriut ka rreth 130 mijë pacientë me diabet appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy