Qeveria miratoi Informacionin për pakon e re të masave ndëshkuese të BE-së në lidhje me situatën në Ukrainë, me rekomandim që Maqedonia e Veriut të bashkohet me të gjitha vendimet e BE-së për këtë lloj masash ndëshkuese. Në seancën e jashtëzakonshme u diskutua edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut në Ukrainë.

“Qeveria ka angazhuar Ministrinë e Punëve të Jashtme që përmes Misionit të Përhershëm të BE-së në Bruksel të njoftojë se Maqedonia e Veriut po i bashkohet pakos së re të masave ndëshkuese të Këshillit të BE-së, së bashku me të gjitha vendimet e mëparshme për masat ndëshkuese nga viti 2014 deri në tani, duke pasur parasysh situatën në Ukrainë, ndërsa të fillojë procedurën për zbatimin e tyre.

Në këtë fazë, masat ndëshkuese të synuara të BE-së, të cilave u është bashkuar edhe vendi ynë, përfshijnë masa për një numër të caktuar politikanësh dhe biznesmenësh që kanë luajtur një rol në situatën në Ukrainë dhe atyre u ndalohet të udhëtojnë nëpër vendet e BE-së, si dhe ndalimi i aksesit në fondet financiare të BE-së”, thuhet në deklaratë.

Masat e synuara i referohen edhe kufizimeve në funksionimin e disa bankave të Federatës Ruse me institucionet financiare të BE-së dhe shteteve anëtare të saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këtë seancë, Qeveria shqyrtoi edhe Informacionin për nevojën për strehim të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe familjarëve të tyre pas evakuimit të tyre nga Ukraina./Telegrafi/

The post Maqedonia e Veriut i bashkohet masave ndëshkuese të BE-së kundër Rusisë appeared first on Telegrafi.