Maqedonia e Veriut feston Ditën e Republikës, festimi me protokolle dhe pa tubime masive

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dita e Republikës, 2 Gushti, në të cilin festohen dy Ilindenëve historikë, 117 vjet nga Kryengritja e Ilindenit dhe 76 vjet nga Mbledhja e parë e KAÇKM-së, për shkak të epidemisë do të festohen pa tubime masive dhe programe kulturore-artistike dhe me protokolle shëndetësore për mbrojtje nga Kovid-19 të cilat i konfirmoi Komisioni për sëmundje infektive dhe i miratoi Qeveria. “Fitore për të gjithë” është lajtmotivi i përbashkët i solemniteteve të cilat sot do të mbahen në Krushevë, Pelincë dhe në Shkup.

Në festimin në Qendrën përkujtimore “ASNOM” në Pelince, fjalim do të ketë presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, ndërsa në festimin në Shkup i cili do të jetë në Kalanë e Shkupit, fjalim do të ketë kryeministri Oliver Spasovski. Shënimi i Ilindenit në Krushevë në Meçkin Kamen është nën mbështetjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe delegacionin do ta kryesojë nënkryetari i Kuvendit Goran Misovski. Një pjesë e programit zyrtar edhe sivjet janë përmbajtjet nga Smileva me të cilat festohen 117 vjet nga kryengritja e Ilindenit dhe 78 vjet nga aksioni i parë luftarak të arradhës partizane “Dame Gruev”.

Solemniteti në Kalanë e Shkupit do të fillojë me vendosje lule në monumentin e lirisë – “Forcë, festë dhe fitore” dhe me intonimin e himnit shtetëror. Kryetari i Qeverisë, Spasovski do të ketë fjalim në ngjarjen dhe do ta kryesojë
zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministrja e Financave Nina Angelovska.

Në solemnitetin në Kala do të vijojë vendosje e luleve edhe në monumentin e KAÇKM-së dhe Nikolla Karevit dhe Metodija Andonov-Çento në qendër të Shkupit, ku delegacionin qeveritar do ta kryesojë ministri i Vetëqeverisjes lokale Goran Milevski, në shoqërinë e ministrit pa resor Muzafer Bajram dhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor Jani Makraduli.

Advertisement

Në Qendrën përkujtimore “ASNOM” në Pelince, ku do të ketë fjalim presidenti Pendarovski, delegacionin e Qeverisë do ta kryesojë zëvendëskryeministrja Mila Carovska. së bashku me ministrin e Bujqësisë Trajan Dimkovski dhe të
Shoqërisë Informatike Damjan Mançevski dhe ministren pa resor për investime të huaja, Zorica Apostolska.

Në Krushevë, megjithatë, ku ngjarjet do të shënohen nën mbështetjen e Kuvendit republikan , delegacionin qeveritar do ta kryesojnë zëvendëskryeministrja Radmilla Shekerinska dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski. Për ngjarjet në Smilevë, sipas paralajmërimit, delegacioni qeveritar nga ministrat pa resor Edmond Ademi dhe Elvir Hasan dhe zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale Dejan Pavleski.

Këtë vit festimet janë sipas protokolleve dhe në kushte të pandemisë me Kovid-19. Përmbajtjet e programeve janë reduktuar në minimum, vetëm me vendosje të kurorave në monumentet, me fjalime dhe pa program tradicional kulturor artistik dhe tubime popullore në ambient të hapur, si dhe pa grupim në objekte hotelierike. Në programe nuk do të marrin pjesë korre, grupe të valltarëve, orkestra frymorë, ndërsa delegacionet do të vendosin lule sipas
protokolleve për distancë – hapësirë prej dy metrave dhe kohë prej dy minutave.

Hapësira ku do të mbahen ngjarjet do të jetë i mbyllur dhe me karrige të vendosura në dy metra distancë që ta ketë distancën e nevojshme mes vizitorëve. Numri i tyre do të jetë i kufizuar më së shumti deri në 50 për qind nga kapaciteti i hapësirës së mbyllur. Do të ketë udhëzime të qarta për hyrje, lëvizje dhe dalje të vizitorëve, ndërsa shërbimet do ta kontrollojnë zbatimin e masave dhe do të parandalohet hyrje e paautorizuar në hapësirë.

Advertisement

Të gjithë pjesëmarrësit dhe vizitorët në ngjarje, mysafirët, anëtarët e ekipeve të obliguar për organizim, si dhe gardistët, është e obligueshme të mbajnë maska mbrojtëse. Dezinfektim për duar do të ketë gjatë hyrjes dhe daljes edhe në disa vende në hapësirën e mbyllur. E ndaluar do të jetë shërbimi dhe vendosja e tendave me ushqim dhe pije, ndërsa shërbimi i ujit do të jetë i lejuar vetëm nëse është i paketuar në mënyrë origjinale. Në varësi nga numri i
pjesëmarrësve në ngjarje, protokollet parashikojnë edhe tualete kimike mobile, si dhe ekipe mjekësore me automjet sanitar.

Tërë programi i shënimit të festës nga Pelince, Krushevë dhe nga Shkupi nga ora 10:00 do të transmetohet në Radiotelevizionin e Maqedonisë.

The post Maqedonia e Veriut feston Ditën e Republikës, festimi me protokolle dhe pa tubime masive appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy