Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e ka shqyrtuar dhe miratuar Informatën për kontributin e RMV-së në Fondin e mirëbesimit në NATO për përballje me pandeminë Kovid-19.
Siç ka bërë të ditur shërbimi qeveritar për shtyp, Qeveria e ka angazhuar Ministrinë e Financave konform mundësive të ndajë mjete financiare nga Buxheti i RMV-së për vitin 2020 për pjesëmarrje në Fondin e mirëbesimit të NATO-s si shprehje të përkushtimit të Qeverisë së RMV-së të kontribuojë në përpjekjet e përbashkëta të Aleancës në përballje me pandeminë e Kovid-19.
Nga Qeveria poashtu njoftuan se Ushtria e Maqedonisë së Veriut do të merr pjesë me 45 ushtarë në misionin e NATO-s, KFOR, në Kosovë./Telegrafi/
The post Maqedonia e Veriut do të merr pjesë në Fondin e mirëbesimit të NATO-s për përballje me Covid-19 appeared first on Telegrafi.