Ministria për Çështje Evropiane informon se në gjysmën e dytë të marsit të këtij viti, Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqir i Takimit të radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor (WB6), kushtuar Planit të rritjes së Bashkimit Evropian.

Vendimi është marrë si rezultat i rolit proaktiv të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në përgatitjen dhe zbatimin e Agjendës së Reformave lidhur me këtë plan strategjik.

“Në mënyrë shtesë do të publikohet data e saktë e mbajtjes së Takimit, si dhe detajet lidhur me këtë ngjarje. Ky vendim i BE-së është mirënjohje për angazhimet tona për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në familjen evropiane”, thonë nga Ministria për Çështje Evropiane.

The post Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqir i takimit të liderëve të rajonit për Planin e rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";