Siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, sot në Stamboll, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe ministri për Mbrojtje Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar nënshkruan Marrëveshje 5 vjeçare për bashkëpunim ushtarak financiar dhe protokoll për zbatimin e kësaj marrëveshje. Pas kësaj marrëveshje qëndrojnë qeveritë e dy vendeve.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, Marrëveshja parasheh alokim të mjeteve në nivel vjetor nga nga mbrojtja thonë se do të përdoren për modernizim të kapaciteteve të armatës dhe forcim të gatishmërisë ushtarake.
“Maqedonia e Veriut dhe Turqia nuk janë vetëm partnerë strategjik, por edhe miq që respektohen dhe bashkëpunojnë për gati tre dekada, pa asnjë njollë në marrëdhëniet ndërmjet tyre”, ka thënë ministrja Shqerinska.
Sipas saj, kjo marrëveshje është edhe një vërtetim për miqësinë dhe bashkëpunimin dhe do të ndihmojë në avancimin e standardeve dhe gatishmërinë e ARM-së.
Ministri Akra ka potencuar se pret zbatim të shpejtë dhe të suksesshëm të kësaj marrëveshje.
Dy ministrat, sipas njoftimit, kanë biseduar për zjarret në dy vendet dhe vërshimet në Turqi që morrën.
Sheqerinska para ministrit turk ka theksuar përkushtimin e ARM-së në shuarjen e zjarreve./Telegrafi/
The post Maqedonia e Veriut dhe Turqia nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim ushtarak financiar appeared first on Telegrafi.