Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi dhe drejtori i NP për infrastrukturë hekurudhore “Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, Fesim Halili sot kanë realizuar takim pune me zëvendësministrin e Transportit dhe Lidhjeve të Shqipërisë, Artan Shkreli dhe drejtorin e “Hekurudhave të Shqipërisë”, Ani Durmishi.
Siç ka njoftuar MTL-ja në takim është diskutuar për lidhjen hekurudhore të dy vendeve përmes ndërtimit të pjesës perëndimore të Korridorit 8.
“Në njërën nga seancat e qeverisë është sjell vendim që Ministria e Financave të fillojë procedurën për gjetjen e mjeteve financiare për ndërtimin e kësaj hekurudhe drejt Shqipërisë. Për ne si shtet është kjo me rëndësi të kemi të kompletuar Korridorin 8. Lidhja hekurudhore drejt Shqipërisë është me rëndësi të madhe për shkak të bashkëpunimit tregtar si dhe daljes së kompanive tona në portet alternative. Veçmë punohet në ndërtimin e hekurudhës drejt Republikës së Bullgarisë ashtu që mbetet të fokusohemi në sigurimin e mjeteve për pjesën perëndimore”, ka thënë zëvendësministri Rexhepi.
Ndërkohë, drejtori i NP për infrastrukturë hekurudhore “Hekurudhat e RMV-së”, Festim Halili shprehu gatishmëri për fillimin e ndërtimit.
“Sot kishim mundësi të shkëlqyer të informojmë ‘Hekurudhat e Shqipërisë’ për qëllimet tona dhe konsideroj se në atë drejtim dy Ndërmarrjet hekurudhore do të punojmë të lidhemi. Ndërtimi i Korridorit 8 është me rëndësi esenciale për mbarë vendin, për kompanitë dhe qytetarët”, ka thënë Halili.
Nga pala shqiptare poashtu është shprehur gatishmëri për lidhje hekurudhore mes dy vendeve.
The post Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të gatshme për lidhje hekurudhore përmes Korridorit 8 appeared first on Telegrafi.