Shtetet pasardhëse të ish-Jugosllavisë kanë rënë dakord t’i japin Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë një apartament të ish-RSFJ-së në Triestë, tha Ministria e Jashtme sllovene.

Sipas korrespondentit të AIM-s nga Beogradi, banesa nga shembja e ish-shtetit është në pronësi të Sllovenisë, por në vitet e fundit ka shfrytëzuar konviktin studentor “Sreçko Kosovel” në Triestë.

Shtetet pasardhëse kanë ndarë të gjithë pronën diplomatike të ish-RSFJ-së në rajonin e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), tha Ministria e Jashtme sllovene.

E fundit nga pesë shitjet e patundshmërive të ish-RSFJ-së në Tokio, Bon, Bernë dhe New York është në fazën përfundimtare./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedonia e Veriut dhe Serbia morën një apartament nga ish-RSFJ në Triestë appeared first on Telegrafi.