Ministri i Punëve të Jashtëm, Bujar Osmani dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz sot nënshkruan Marrëveshje për Bashkëpunim në fushën e Diasporës.

Marrëveshja u nënshkrua gjatë seancës së përbashkët qeveritare mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Me këtë Marrëveshje mundësohet shkëmbimi i përvojave në të dy ministritë përgjegjëse, duke pasur parasysh numrin e madh të qytetarëve të dy shteteve me qëndrim jashtë vendit.

Sot u nënshkruan 11 marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim, të cilët shifrën ekzistuese prej 42 dokumenteve të nënshkruara e rrisin në 53.

The post Maqedonia dhe Kosova nënshkruan Marrëveshje për Bashkëpunim në fushën e Diasporës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";