Qeveria bullgare miratoi draftin e Memorandumit të Mirëkuptimit midis Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Pyjeve të Republikës së Bullgarisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushat e bujqësisë, shkencave bujqësore, zonat rurale dhe pylltaria.

Dokumenti është baza për thellimin e bashkëpunimit midis dy ministrive përmes shkëmbimit të informacionit shkencor dhe teknik, transferimit të ekspertizës, ndarjes së praktikave të mira dhe zhvillimit dhe zbatimit të programeve të përbashkëta kërkimore.

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë gjithashtu në fusha të tilla si prodhimi organik dhe përpunimi i produkteve organike bujqësore, bioteknologjia në prodhimin e bimëve dhe bagëtisë, përzgjedhja dhe mbarështimi në bagëti, si dhe bashkëpunimi ndërkufitar në zonat rurale./Telegrafi/

The post Maqedonia dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë në fushën e bujqësisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";