Maqedonia e Veriut është bashkë-sponsor i rezolutës së SHBA në OKB për Ukrainën

Kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi se Maqedonia e Veriut është një nga vendet që është bashkë-sponsorizuese e projekt-rezolutës së SHBA-së për Ukrainën, e cila po shqyrtohet në Kombet e Bashkuara në përvjetorin e tretë të fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës.

“Kështu vendosëm”, ka komentuar shkurt ai i pyetur se pse është ndërmarrë një hap i tillë. Mickoski shprehu pritjen se rezoluta do të përkrahet nga shumica në Kombet e Bashkuara.

Lexo po ashtu
Maqedonia e Veriut është bashkë-sponsor i rezolutës së SHBA në OKB për Ukrainën

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përveç Maqedonisë, bashkë-sponsorizues të rezolutës amerikane janë Gjeorgjia, Izraeli dhe Hungaria.

Në kundërshtim me rezolutën amerikane, Ukraina dhe vendet e Bashkimit Evropian bashkërisht paraqitën propozimin e tyre për përvjetorin e tretë të fillimit të agresionit rus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Draft rezoluta amerikane është më e butë dhe synon të plotësojë përpjekjet e presidentit amerikan Trump për një marrëveshje armëpushimi. Është një propozim i shkurtër që vajton viktimat e konfliktit ruso-ukrainas dhe bën thirrje për një zgjidhje paqësore. Nuk përmendet se Rusia pushtoi Ukrainën tre vjet më parë.

Ambasada ruse në OKB e përshëndeti projekt-rezolutën e SHBA si një “lëvizje të mirë”. Rusia ka një amendament në projekt-rezolutën e SHBA-së që kërkon përfshirjen e formulimit që adreson arsyet e fillimit të konfliktit, të cilin Moska e quan një operacion special ushtarak./Telegrafi/

The post Maqedonia bashkë-sponsor i rezolutës së SHBA në OKB për Ukrainën, Mickoski: Shpresoj rezoluta të përkrahet nga shumica appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";