Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara sonte me shumicë votash miratoi një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Rripin e Gazës. Rezoluta u miratua me 120 vota pro, 14 vende, përfshirë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, ishin kundër dhe 45 abstenuan nga votimi.

Nga rajoni ynë, Sllovenia, BeH dhe Mali i Zi votuan pro rezolutës, Kroacia ishte kundër, ndërsa Serbia, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria dhe Greqia abstenuan.

Rezoluta, me propozimin e Jordanisë dhe në emër të shteteve arabe, dënon të gjitha aktet e dhunës kundër civilëve palestinezë dhe izraelitë, si dhe sulmet terroriste dhe pa dallim.

Rezoluta nuk ka karakter detyrues, por ka peshë politike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedonia abstenoi në OKB për vendosjen armëpushimit në Rripin e Gazës appeared first on Telegrafi.