Maqedonia abstenoi: Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbështeti rezolutën palestineze për përfundimin e luftës me Izraelin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së sot me shumicë mbështeti rezolutën jodetyruese palestineze që kërkon që Izraeli t’i japë fund “prezencës së paligjshme” në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar, në afat prej një viti.

Për rezolutën votuan 124 nga 193 anëtarë të organizatës botërore, 14 ishin kundër, 43 abstenuan.

Në rezolutë gjithashtu bëhet thirrje për tërheqjen e të gjitha forcave izraelite dhe evakuimin e kolonëve hebrenj nga territoret e pushtuara palestineze “pa vonesë”.

Ambasadori i Izraelit në OKB, Dany Danon, e quajti rezolutën “përpjekje për të shkatërruar Izraelin përmes terrorizmit diplomatik”, duke shtuar se “kurrë nuk përmenden krimet e Hamasit dhe injorohet e vërteta, shtrembërohen faktet dhe zëvendësohet realiteti me trillim”.

Advertisement

Maqedonia e Veriut abstenoi nga votimi, së bashku me Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë, Holandën, Austrinë, Zvicrën, Suedinë, Danimarkën, Kroacinë, Bullgarinë, Rumaninë, Poloninë, Sllovakinë, Lituaninë, Ukrainën, Serbinë, Shqipërinë, Kanadanë, Indinë, Australinë dhe vende tjera.

Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Republika Çeke, Hungaria, Argjentina dhe vende të tjera votuan kundër.

The post Maqedonia abstenoi: Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbështeti rezolutën palestineze për përfundimin e luftës me Izraelin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy