Ende nuk është caktuar saktë data për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Dy liderët Zaev dhe Mickoski u dakorduan që zgjedhjet lokale të mbahen në pjesën e dytë të muajit tetor, ndërsa regjistrimi me marrëveshje politike është prolonguar për ditët mes 5 dhe 30 shtatorit. Ditët e fundit të operacionit më të madh statistikor përputhen me fushatën partiake për zgjedhje. Fakt është që në terren aktivitetet tashmë kanë filluar. Analisti politik Troshanovski, vlerëson se përputhja e dy operacioneve mund të keqpërdoret.
“Kultura politike edhe në periudhën paraprake dëshmoi se regjistrimi i popullsisë filloi të keqpërdoret për fushatë partiake dhe në këtë aspekt mund të cenojë dhe elektrizojë disponimin dhe të cenojë regjistrimin e popullsisë. Në mënyrë shtesë ende nuk është e sigurte nëse fingerprint-at do të blihen, ka logjikë që të prolongohet dhe nuk do të jetë për herë të parë, nuk do të jetë diçka e pazakontë”, tha Troshanovski.
Nga ana tjetër, analisti politik Bozhinovski nuk sheh arsye pse zgjedhjet të prolongohen për shkak të regjistrimit të popullsisë.
“Zgjedhjet lokale kanë cikël dhe nuk ka nevojë që ai cikël të prolongohet apo lëvizet. Nga ana tjetër regjistrim të popullsisë nuk kemi pasur 20 vjet kështu që a do të mbahet në shtatorë të viti 2021 apo në prill të vitit 2022 nuk shoh se diçka do të ndryshohet, duke pasur parasysh se nga viti 2002 nuk kemi pasur regjistrim”, tha Bozhinovski.
“Duhet të shmanget që sa më pak të ketë përputhje mes dy cikleve. Ende nuk jemi të pjekur si shoqëri që t’i lëmë anash interesat partiak dhe shtetërorë dhe çdo mundësi për ndarjen e dy proceseve duhet të merret parasysh”, shtoi Troshanovski.
Përndryshe mandati i pjesës më të madhe të kryetarëve të komunave dhe këshillave komunal përfundon në tetor dhe në fillim të nëntorit, kështu që sa më shpejtë duhet të zgjedhën trashëgimtarët e njerëzve të parë të komunave që të mos vijmë në gjendje të vakumit juridik deri te verifikimi i mandateve të reja./TV21/
The post Maqedoni: Zgjedhje lokale apo regjistrim i popullsisë – a do të prolongohet ndonjëri prej operacioneve? appeared first on Telegrafi.