“Për t’u dalë në ndihmë shtetasve tanë jashtë vendit pasaportat e të cilëve kanë skaduar ose vlefshmëria e tyre skadon këtë vit, do të bëhen ndryshime ligjore në mënyrë që vlefshmëria e këtyre dokumenteve të udhëtimit të zgjatet deri në fund të vitit”.

Këtë e paralajmëroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Ai theksoi se diplomatët tanë me ekipe mobile do i fotografojnë shtetasit tanë jashtë vendit për t’ju lëshuar atyre pasaporta të reja, me çka deri më tani janë lëshuar mbi 7.000 dokumente udhëtimi, por se ka problem me shtetasit e vendit me pasaporta të skaduara që janë në Kinë.

“Nëse ekipet mobile shkojnë në Kinë për t’i fotografuar 12-të shtetasit tanë, ata do të duhet të jenë në karantinë për 30 ditë. Prandaj, gjetëm një zgjidhje tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme ta zgjasë vlefshmërinë e pasaportave deri në fund të vitit, me ndryshimit të ligjit, në mënyrë që qytetarët t’i përdorin pasaportat aktuale me datë të skaduar”, tha Osmani.

Ai theksoi se i mohon thashethemet se ka probleme me shkëmbimin dhe lëshimin e pasaportave të shtetasve tanë jashtë vendit dhe se kjo është një fenomen masiv.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Mënyra më e thjeshtë është me një ndryshim ligjor ta zgjasim kohëzgjatjen e pasaportave të tyre deri në fund të vitit”, tha Osmani, duke shtuar se bota është megjithatë në krizë me pandeminë e Covid-19 dhe ne duhet t’i përshtatemi kushteve të krizës./Telegrafi/

The post Maqedoni: Vlefshmëria e pasaportave të skaduara të mërgimtarëve do të vazhdohet deri në fund të vitit appeared first on Telegrafi.