Sipas raportit më të ri të Shoqatës për mbrojtje gjatë punës, gjithsej 25 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës dhe ka pasur gjithsej 125 aksidente në punë.

Shkalla e vdekjes gjatë punës në Maqedoni është 3.14, përkatësisht në Çdo 100 mijë punëtorë humbin jetën 3 deri 4 të punësuar. Këto numra janë gati të njëjtë edhe në vitin 2019.

Sipas kryetarit të Shoqatës për mbrojtje gjatë punës, ka epidemi të vdekjes në vende pune nëse këtyre numrave u shtohen shtohet edhe të dhënat për numrin e aksidenteve në vende pune nga ISHP dhe nga Inspektorati i Punës.

“Nëse 30 punonjës shëndetësorë kanë humbur jetën si pasojë e coronavirusit dhe nëse i shtojmë edhe 3.493 të infektuar, atëherë kemi epidemi jo vetëm të COVID-19, por edhe epidemi të vendeve të punës”, tha Petkovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në 25 rastet që i ka regjistruar kjo shoqatë, të gjithë kanë qenë burra të moshës nga 45 -54 vjet. Buqjësia është sektori ku ka më së shumti lëndime në vendin e punës, pastaj ndërtimtaria dhe industria përpunuese. E premtja është dita ku ka pasur më së shumti aksidenti, ndërsa nga muajt më së shumti ka prilli dhe korrik.

Këto 10 vite që kur kjo shoqatë merret me numrin e lëndimeve dhe aksidenteve në punë, janë regjistruar mbi 400 persona që kanë humbur jetën në vende pune.

Petkovski si probleme kryesore i thekson mospasjen e statistikës në lidhje me aksidentet në punë dhe se dënimet janë të vogla për punëdhënësit të cilët nuk sigurojnë kushte për punë të sigurt./Telegrafi/

The post Maqedoni, vitin e kaluar ka pasur 125 aksidente në punë, 25 me pasoja fatale appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";