A do të fillojë vendi nga e para t’i kërkojë të arratisurit që ikën që të mos gjykohen për rastet e ish Prokurorisë speciale. Mbështetje për Ministrinë e Drejtësisë është vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi që amnistia që ish-Presidenti Ivanov e tërhoqi në 2016 ishte një hap kushtetues. Përmes këtij qëndrimi të gjyqtarëve kushtetues, do të fillojnë procedurat për ekstradime të reja, thonë nga Ministria e Drejtësisë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton se Ivanov, përveç të amnistojë, kishte të drejtë të tërhiqte faljen, do të jetë një nga elementët kryesorë në kërkesat e reja. Kështu, ndër të parët në listë që do të kërkohet të ekstradohet në vend janë ish-zyrtarë të lartë në policinë sekrete, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski.

“Do të shqyrtohet mundësia që vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të jetë shkas për të provuar edhe një herë t’u shpjegojmë autoriteteve Greke pse këta njerëz duhet të ekstradohen në vend”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Grujevski dhe Boskovski, të pandarë në shërbim dhe të pandarë në arratisje, vendosën të iknin tek fqinji jugor. Ata u nisën për në Selanik me pasaporta false të Bullgarisë, duke synuar të fluturonin për në Hungari. Por nuk arritën në Budapest pasi u arrestuan në aeroportin e Selanikut. Grujevski ishte fshehur pas identitetit të Hristo Atanasov, ndërsa Boshkovski të Nexhbi Hasanit. Gjykata në Selanik pas disa seancave vendosi që dyshja e DSK-së duhet të ekstradohet në Maqedoni për t’u gjykuar për përgjimet e paligjshme që janë bërë me dekada. Por Gjykata e Lartë e Athinës vendosi që ata nuk do të ekstradohen sepse ishin falur nga Presidenti i atëhershëm Ivanov. Tani tek autoritetet greke, Ministria e Drejtësisë duhet të dërgojë kërkesë të re me vendimin e Kushtetueses dhe një shpjegim se falja e tërhequr ishte ligjore dhe kushtetuese./Alsat/

The post Maqedoni: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i hap rrugën ekstradimeve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";