Regjistri Qendror e vazhdoi afatin për dorëzimin e llogarive vjetore deri më 25 mars të vitit 2021.
“Sipas kërkesave që arritën në Regjistrin Qendror, me të cilat kërkohet shtyrja e afatit për dorëzimin e llogarisë vjetore njoftojmë se Regjistri Qendror Vendosi që t’u dalë përballë obliguesve për dorëzimin e llogarisë vjetore dhe të kontabilistëve dhe ta vazhdojë afatin për parashtrim elektronik deri më 25.03.2021 deri në orën 24”, informojnë nga Regjistri Qendror.
Vendimi i këtillë për prolongimin e afatit, siç theksojnë, sillet sipas situatës dhe masave nga Qeveria për mbrojtje dhe parandalim të virusit Kovid-19, si dhe për shkak të asaj që një numër i madh i kontabilistëve janë të sëmurë nga virusi dhe nuk kanë mundësi që t’i ruajnë afatet ligjore.
Potencojnë se vendimi për prolongimin e afatit është në përputhje me nenin 477 të Ligjit për shoqëritë tregtare.
Nga Regjistri Qendror theksojnë se deri dje, më 11 mars mbi 90 për qind e obliguesve tashmë e kanë dorëzuar llogarinë vjetore, por, theksojnë, megjithatë Regjistri Qendror si institucion servis i orientuar, gjithmonë është i gatshëm që t’iu përgjigjet kërkesave të shfrytëzuesve të tyre, në kuadër të mundësive ligjore.
The post Maqedoni, vazhdohet afati për dorëzimin e llogarive vjetore në Regjistrin Qendror deri më 25 mars appeared first on Telegrafi.