Vaksinat kundër gripit sezonal pritet të arrijnë gjatë javës së ardhshme, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, por këtë vit vaksinat komerciale do të jenë me çmime më të larta.

Vitin e kaluar vaksinat ndaj gripit sezonal kanë kushtuar 650 denarë, ndërsa këtë vit do të jenë 800 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qendra për Shëndet Publik ka blerë 4 mijë vaksina komerciale, prodhim nga Sanofi Pasteur, Francë (VAXIGRIP TETRA). Vaksinimi do të bëhet në Qendrat për Shëndet Publik.

“Rritja e çmimit të vaksinave për dallim nga viti i kaluar, është për shkak të faktit se tani çmimi blerës është 650 denarë, ndërsa 160 denarë është çmimi i materialeve harxhuese”, thonë nga MSH.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata më tej shtojnë se për grupet e rrezikuara janë blerë 40 mijë doza, të cilat do të jenë pa pagesë. Persona të rrezikuar konsiderohen: të moshuarit mbi 65 vjet, të sëmurët kronikë, punëtorët shëndetësor, gratë shtatzëne dhe fëmijët prej 6 muaj deri 5 vjet./Telegrafi/

The post Maqedoni: Vaksinat kundër gripit sezonal këtë vit do të jenë më të shtrenjta appeared first on Telegrafi.