Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme nuk tërhiqet nga protesta e planifikuar për të hënën (31 gusht), përkundër faktit se me vendimin e djeshëm të Qeverisë, fillimi i vitit shkollor u shty për një muaj, pra për 1 tetor.

Unioni dëshiron që fillimi të bëhet menjëherë me një model të kombinuar të mësimdhënies, jo online, në komunat që nuk kanë shumë të infektuar me coronavirus.

Kryetari i Unionit, Blendi Hodai, për AIM-në tha se viti shkollor për të filluar më 1 tetor ishte propozimi i tyre kur përfaqësuesit e tyre ishin në një mbledhje në Qeveri, sepse ata menduan se duhet të kishte më shumë kohë që autoritetet të përgatisin një model të kombinuar mësimor që ata mbrojnë./Telegrafi/

The post Maqedoni: Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme të hënën do të organizojë protestë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";