Vitin e kaluar është evidentuar zvogëlim historik i numrit të viktimave nga aksidentet rrugore në vend. Në janar të këtij viti është vërejtur se ka ulje për 56 për qind të numrit të viktimave në raport me muajin e njëjtë në vitin 2020.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në konferencë shtypi tha se ky rezultat i referohet kontrolleve të përforcuara për përmirësimin e sigurisë në komunikacion dhe uljes së numrit të aksidenteve me pasoja të rënda.
“Qytetarët janë më të disiplinuar lidhur me respektimin e rregullave të komunikacionit, që rezultoi me uljen e numrit të aksidenteve veçanërisht të atyre me pasoja më të rënda. Vërejmë ulje të numrit të aksidenteve rrugore dhe viktimave në vitin 2020 ndërsa këto trende janë akoma më të dukshme në janar të vitit 2021. Në janar të vitit 2021 kemi ulje të numrit të viktimave prej aksidenteve rrugore për 56 për qind, në krahasim me janarin e vitit të kaluar. Në janar të këtij viti janë katër viktima ndërsa në janar të vitit 2020 nëntë viktima. Numri i përgjithshëm i aksidenteve, në janar është zvogëluar për 19 për qind. Viti 2020 është vit me numrin më të vogël të viktimave në histori me 125 dhe nëse bëhet analizë është evidente se nga viti 2017 ky numër zvogëlohet vazhdimisht”, theksoi Spasovski.
Ministri paralajmëroi se do të vazhdojnë me kontrolle të përforcuara në autostrada, rrugë, si edhe nëpër rrugët e vendbanimeve ndërsa informoi edhe për përpunimin e hartës me pika të zeza në shtet, gjegjësisht për vendet ku në vitin 2020 zakonisht kanë ndodhur aksidente rrugore me pasoja të rënda.
The post Maqedoni: Ulje historike e numrit të viktimave nga aksidentet rrugore appeared first on Telegrafi.