Maqedoni: Ulen shpenzimet e kompanive ndërtimore për ndërtimin e objekteve të reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në tremujorin e dytë në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti shpenzimet në ndërtimtari për objektet e reja për strehim individual janë më të ulëta për 0,4 për qind, shpenzimet për materiale janë më të ulëta për 0,6 për qind, ndërsa shpenzimet për të punësuarit mbesin të pandryshuara.

Siç njoftoi sot Enti shtetëror për statistikë, në tremujorin e dytë të vitit, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit të kaluar, shpenzimet në ndërtimtari janë më të ulëta për 0,6 për qind, shpenzimet për materiale janë më të ulëta për 3,4 për qind dhe shpenzimet për të punësuarit janë më të larta për 5,8 për qind.

Shpenzimet në ndërtimtari për objekte të reja për strehime individuale janë dedikuar për rianalizim ose montim të shpenzimeve të bëra nga ndërmarrjet ndërtimore gjatë kryerjes së procesit të ndërtimit të objekteve të reja për strehim individual.

The post Maqedoni: Ulen shpenzimet e kompanive ndërtimore për ndërtimin e objekteve të reja appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy