Anëtarët e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me parlamentet e shteteve baltike – Republika e Estonisë, Republika e Letonisë dhe Republika e Lituanisë realizuan takim me ambasadoren e Lituanisë në Shkup, Vilma Dambrauskiene, para vizitës kthyese të delegacionit parlamentar në Vilnius në fillim të vjeshtës.

Siç informon shërbimi për informim i Kuvendit, kryetarja e Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Lituanisë, Monika Zajkova, shprehu kënaqësinë e saj për hapjen e Zyrës së Ambasadës së Lituanisë në Shkup dhe e përshëndeti mundësinë e shkëmbimit të përvojave me këtë shtet baltik.

“Bashkëbiseduesit u pajtuan se Maqedonia e Veriut dhe Lituania, të cilat këtë vit shënojnë tri dekada nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, në vazhdimësi kultivojnë marrëdhënie të mira bilaterale, të cilat duhet të thellohen në disa fusha, si dhe në fushën e bashkëpunimit parlamentar”, bëhet e ditur në kumtesë.

Në takim morën pjesë edhe deputetët Halil Snopçe, Jovanka Trençevska dhe Velika Stojkova Serafimovska, të cilët iu bashkuan diskutimit me ambasadoren Dambrauskiene.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“U shkëmbyen mendime për përfaqësimin e grave në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe në pozitat udhëheqëse në institucionet e tjera, si dhe për politikat e Lituanisë në fushën e digjitalizimit, arsimit dhe rinisë, mbrojtjes sociale dhe të drejtave të njeriut. Bashkëbiseduesit biseduan edhe për bashkëpunimin rajonal ndërmjet shteteve baltike, si dhe për politikat në lidhje me diasporën”, njoftoi shërbimi për informim i Kuvendit.

The post Maqedoni, trupi parlamentar për bashkëpunim me parlamentet e vendeve baltike në takim me ambasadoren e Lituanisë appeared first on Telegrafi.