Numri i rasteve të reja me Covid-19 që nga fillimi i vitit është në rënie të vazhdueshme dhe në tre ditët e para të vitit janë regjistruar gjithsej 923 raste të reja, ndërsa janë shëruar 1328 dhe kanë vdekur 15 persona, kështu që numri i rasteve aktive është vazhdimisht në rënie, ndërsa për momentin janë 4817 persona të infektuar.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, më 1 janar të këtij viti janë regjistruar 435 pacientë të rinj dhe 534 të shëruar, më 2 janar 246 raste të reja dhe 547 të shëruar, ndërsa më 3 janar 242 të rinj dhe 247 të shëruar.
Rreth 20 përqind e rasteve aktive me COVID-19 janë regjistruar në tre ditët e fundit.
Sipas qyteteve, numri më i madh ose gjysma e rasteve të reja në tre ditët e kaluara janë në Shkup, Manastir, Prilep dhe Ohër.
Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë infektuar 225.972 persona, prej të cilëve 213.174 janë shëruar, ndërsa 7.981 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/
The post Maqedoni: Tre ditët e fundit është ulur numri i infektimeve me COVID-19 appeared first on Telegrafi.