Maqedoni: Të paraqiturit për vaksinim do të presin termin deri ditën e hënë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në vend që nesër, siç ishte paralajmëruar më parë nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ata që janë regjistruar në vakcinacija.mk deri në prill do të duhet të presin deri të hënën që të njoftohen për termin.

Ministri njoftoi disa ditë më parë se rreth 160.000 qytetarë që janë regjistruar në vakcinacija.mk, dhe të cilët nuk janë vaksinuar ende deri më 15 maj, do të marrin një datë vaksinimi pavarësisht nga mosha.

Sipas tij, të rinjtë po vaksinohen në pikat e kontrollit sepse në disa komuna të gjithë qytetarët e moshuar tashmë janë vaksinuar.

Tani është vendosur që Të rinjtë nën moshën 40 vjeç të presin dhe përparësi do t’u jepet atyre mbi moshën 70 vjeç./Telegrafi/

Advertisement

The post Maqedoni: Të paraqiturit për vaksinim do të presin termin deri ditën e hënë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy