Të enjten (21 janar) në Maqedoninë e Veriut do të fillojë gjysmëvjetori i dytë shkollor. Fëmijët thonë se janë të gatshëm për mësime, por kërkesa e tyre është që të rikthehen në bankat shkollore, e jo të mësojnë nga shtëpia.
Mësimi nga distanca dhe orët e shkurtuara vazhdojnë të përbëjnë shqetësim edhe për prindërit. Besime Imeri Ajeti thotë se tashmë po vërehen pasojat te fëmijët, posaçërisht në shkrim dhe lexim.
Për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë ka reaguar edhe Unioni i Shkollave të Mesme. Nga Unioni thonë se mësimi nga distanca ka lënë pasoja të shumta ndaj shëndetit mendor të nxënësve dhe ndaj cilësisë së procesit mësimor.
Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme kërkon nga autoritetet arsimore të fillojnë procesin e rihapjes së shkollave të mesme.
The post Maqedoni: Të enjten fillon gjysmëvjetori i dytë shkollor appeared first on Telegrafi.