Në rrethin e dytë të Zgjedhjeve lokale, që do të mbahet të dielën më 31 tetor 2021, do të votohet në gjithsej 44 komuna. Të drejtë vote kanë 1 353 990 votues në 2481 vendvotime. Përsëritje të votimit për kryetar komune dhe për këshill do të ketë në një vendvotim (0543) në Dibër, ndërkaq do të rivotohet edhe në vendvotimin 2957/1 në Shuto Orizarë për anëtarë të këshillit. Gjykata administrative e anuloi votimin në këto dy vendvotime për votimin në rrethin e parë të zgjedhjeve më 17 tetor.
Të dielën nuk do të ketë votim për kryetar të komunës në Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë sepse nuk u përmbush censusi ligjor i votimit në rrethin e parë të zgjedhjeve të dalin së paku një e treta e votuesve të regjistruar në Listën zgjedhore. Për këto dy komuna KSHZ do ta njoftojë Qeverinë, e më pas në Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë do të organizohet përsëritje e votimit për kryetar komune në pajtim me Ligjin për vetëqeverisje lokale. Anëtarë të këshillit janë zgjedhur sepse për ta nuk nevojitet censusi.
Votimi fillon të shtunën kur deklarohen të sëmurët dhe të pafuqishmit, personat me Kovid-19 dhe në vetëizolim, dhe sipas të dhënave të KSHZ-së edhe 1409 të burgosur, 266 persona në 13 shtëpi të moshuarish dhe gjashtë persona të zhvendosur të brendshëm.
Për herë të parë në zgjedhjet lokale zbatohen terminalet për identifikim biometrik të votuesve, ndërsa do të zbatohen edhe masat e përgjithshme për mbrojtje nga Kovid-19.
The post Maqedoni: Të dielën rrethi i dytë, rivotim në dy vendvotime appeared first on Telegrafi.