Deri më 31 gusht, do të mbetet e hapur thirrja publike për studentët aktual të cilët dëshirojnë të marrin subvencione për ushqim në vlerë prej 2.400 denarë. Sipas ministres së Arsimit, Mila Carovska e njëjta mundësi do të vlejë edhe për studentët e rinj të cilët si datë të fundit për të aplikuar do të kenë 31 tetorin. Thirrja nuk vlen për studentët që kanë të ardhura mujore më të larta se paga minimale në vend.

“Edhe ata që nuk e kanë regjistruar semestrin veror mund të paraqiten deri më 31 tetor. Rekomandimi është që mjetet që do të paguhen drejtpërdrejt në llogaritë e studentëve të përdoren për ushqim të shëndetshëm. Ndryshimi i dytë i rëndësishëm është që ne kemi përmirësuar politikën e bursave. Kemi futur numër të kategorive të reja të bursave, ndërsa njëkohësisht kemi rritur sasinë e atyre ekzistuese”, tha Mila Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Nermin Hamidi, kryetare e Unionit studentor shqiptar e përshëndet këtë nismë por shton se shpenzimet e studentëve për ushqim janë shumë më të mëdha se 2.400 denarë në muaj. Përveç ndihmës për ushqim, studentët kërkojnë rritje të numrit të bursave.

“Kjo nuk domethënë që është e mjaftueshme sepse kërkesat tona janë të ndryshme. Brenda një dite 120 denarë do t’i mbulojë harxhimet e ushqimit mirëpo nga ana tjetër ka tjera harxhime materiale, ka harxhime të transportit. Ndoshta duhet të rritet numri i bursave dhe njëkohësisht edhe shuma e bursave sepse vërtet jo gjithmonë ato para të cilat merren nga mesi ose fundi i vitit akademik janë disi dhe jo të mjaftueshme për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet të cilat janë”, pohoi Nermine Hamidi, kryetare e Unionit Studentor Shqiptar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga Unioni studentor shqiptar kërkojnë që Ministria e Arsimit studentëve t’u mundësojë libra falas ose me çmime më të lirë. Gjithashtu, studentët kërkojnë që transport falas t’u mundësohet edhe studentëve që vijnë jashtë Shkupit./Alsat/

The post Maqedoni: Subvencionimi i ushqimit, studentët kërkojnë me shumë kushte appeared first on Telegrafi.