Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale të do të mbahet gjatë ditës së diel, ndërsa sot para zgjedhjeve, do të votojnë personat që ndodhen në karantinë për shkak të infektimit me COVID-19 dge atyre të cilëve u është caktuar masa e vetëizolimit dhe njerëzit e pafuqishëm dhe të sëmurët.

Një ditë para zgjedhjeve, votojnë personat që vuajnë dënimin me burg ose janë në paraburgim, të cilët votojnë në burgje. Personat në arrest shtëpiak do të votojnë në vendin ku po vuajnë masën, personat e zhvendosur brenda vendit votojnë në shtëpitë kolektive dhe qendrat e pranimit ku ata janë akomoduar.

Një ditë para ditës së caktuar për zgjedhje, votojnë edhe personat që janë të akomoduar në institucionet speciale për përkujdesje jashtë familjes. Ata do të votojnë në institucionin ku janë të akomoduar.

Ndryshe, gjatë ditës së nesërme votimi fillon nga ora 7:00 dhe do të zgjasë deri në ora 19:00./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedoni, sot votojnë të sëmurët, të pafuqishmit dhe të burgosurit appeared first on Telegrafi.