Maqedoni: Sot pritet të vendoset nëse do të ketë orë policore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Masa për parandalim të shpejt dhe me efikasitet të përhapjes së koronavirusit në vend, sipas treguesve të terren duhet sot në seancë të miratojë Qeveria, sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive.

Në vend ka ende një numër të madh njerëzish të infektuar me Covid-19. Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, të publikuara dje, nga 702 testimet e kryera, janë regjistruar 127 raste të reja, tre kanë vdekur dhe shtatë janë shëruar.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vend është 3.152, janë shëruar 1.653 pacientë, ka 1.343 raste aktive, ndërsa 156 persona kanë vdekur.

Numri më i madh i të sëmurëve 1.332 pacientë janë diagnostikuar në Shkup, ndërsa numri i rasteve aktive është 720, pasuar nga Kumanova me 556 raste të diagnostikuara dhe 139 aktive, Tetova me 291 të diagnostikuara dhe 127 raste aktive, Prilepi me 218 të diagnostikuar dhe 27 raste aktive, Shtipi me 207 të diagnostikuar dhe 169 raste aktive.

Advertisement

Sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, mosrespektimi i masave të mbrojtjes e solli këtë valë të dytë të koronavirusit në vend.

Ai theksoi se analiza e grupimeve tregoi se pothuajse të gjitha rastet e reja janë të lidhura me ndonjë formë të mbledhjes ose festimit midis periudhës 23, 24 dhe 25 maj, ose saktësisht dy javë më parë, siç tregohet nga një analizë e hollësishme në pyetësorët epidemiologjikë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat, pranë institucioneve kompetente për kontroll në zbatimin e masave, sepse çdo shkelje duhet të zbulohet dhe sanksionohet.

Ndryshe, pas propozimit të Komisionit që në vatrat e virusit të vazhdohet ora policore, pritet që Qeveria të vendos sot në seancë./Telegrafi/

Advertisement

The post Maqedoni: Sot pritet të vendoset nëse do të ketë orë policore appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy