Prej sot fillon vaksinimi i qytetarëve nën 75-vjeç, që janë paraqitur në faqen “vakcinacija.mk”, ose nëpërmjet mjekëve amë.

Në sallën “A1 Arena Boris Trajkovski” në Shkup, dje përfundoi vaksinimi i të punësuarve në infrastrukturën kritike. Deri tani janë vaksinuar afër 30 mijë qytetar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kompania “Pfizer” me marrëveshje të drejtpërdrejtë nga 19 deri 26 prilli, duhet të arrijnë 10 mijë doza të vaksinave, informuan dje autoritetet shëndetësore.

Gjithashtu pritet edhe informacion nga ambasada ruse, për sasi shtesë të vaksinës “Sputnik”, ndërsa deri në fund të muajit duhet të arrijnë 76 mijë doza “AstraZeneca”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, në departamentet infektive ka 1762 pacientë të hospitalizuar, për shkak të COVID-19. Një numër i madh i pacientëve janë në oksigjeno-terapi.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 20.106./Telegrafi/

The post Maqedoni: Sot fillon vaksinimi i qytetarëve nën 75-vjeç appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";