Maqedoni: Shumë qytetarë ende nuk mbajnë maska, gjobat shtohen përditë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pothuajse nëntë muaj pas regjistrimit të rastit të parë të koronavirusit në vend, një pjesë e qytetarëve ende nuk besojnë se virusi në të vërtetë ekziston. Të tjerë, megjithëse besojnë, nuk mbajnë maska mbrojtëse, e cila tash dhjetë ditë është e detyrueshme në ambiente të hapura.

Gjoba për mosrespektimin e masës për mbajtjen e maskës, shallit apo shamisë është 20 euro dhe vetëm në 24 orët e kaluara, policia regjistroi 436 shkelje. Masa nuk vlen për njerëzit që merren me sport, fëmijët nën moshën gjashtë vjeçe, si dhe personat me nevoja të veçanta ose aftësi të kufizuara. Maska nuk duhet të mbani nëse jeni duke vozitur vetëm ose me familjen tuaj në makinë, as në objektet e hotelierisë ku zbatohen masat mbrojtëse, si mbajtja e distancës dhe dezinfektimi.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u bëri thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpia përveç deri në market, shkollë ose punë dhe gjatë kësaj të respektohen të gjitha masat e mbrojtjes. Sidoqoftë, sot shumë lëvizje kishte edhe në varreza ku të krishterët ortodoksë festojnë ditën e shpirtrave. Ata thonë se gjithçka bëhet sipas protokollit.

The post Maqedoni: Shumë qytetarë ende nuk mbajnë maska, gjobat shtohen përditë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy