Protesta paralajmëruese, e paralajmëruar për më 28 prill nga ana e Shoqatës së Gjykatësve të RMV-së, prolongohet për shkak se nga Qeveria janë ndërmarrë hapa konkretë, që kanë të bëjnë me Ndryshimet tashmë të dakorduara të Ligjit për pagat e gjykatësve, ndërsa sa i përket rritjes së koeficientit të përllogaritjes së pagave të gjykatësve prej 15 për qind, informojnë nga Shoqata e Gjykatësve të RMV-së.

Prej atje shtojnë se presin që këto ndryshime në afat sa më të shkurtë të mundshëm, të miratohen nga ana e Kuvendit.

“Bordi Drejtues edhe më tutje do ta ndjekë procesin e realizimit të çështjeve të dakorduara me Qeverinë e RMV-së dhe zbatimin e plotë të Strategjisë për përmirësimin e statusit material të gjykatësve, për çka, në çdo kohë do t’i aktivizojë të gjitha mekanizmat juridike dhe të tjera që i kanë në dispozicion deri në realizimin e plotë të dispozitave të hartuara”, thonë nga Shoqata e Gjykatësve.

The post Maqedoni, shtyhet protesta e gjykatësve e paralajmëruar për më 28 prill appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";