Maqedoni, shtohen aksidentet me pasoja fatale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vetëm në tre mujorin e parë të këtij viti jetën kanë humbur 21 persona nga 17 aksidente në rrugët e vendit tonë. Shkak i pasojave fatale, sipas MPB-së në të shumtën e rasteve kanë qenë mosrespektimi i sinjalistikës.

“Në tremujorin e parë të vitit 2024 janë regjistruar gjithsej 17 aksidente rrugore me pasoja fatale për shkak të mosrespektimit të sinjalistikës vertikale dhe horizontale në rrugë. 21 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Qytetarët shprehen se shpesh ndihen të pa sigurt edhe në vizëbardha ndërsa problem shtesë gjatë verës thonë se janë edhe të rinjtë që lëvizin me motoçikleta në rrugë.

“Mendoj se qytetaret nuk janë të sigurtë pasi nuk respektohen shenjat e komunikacionit dhe pas asaj kur ndodh diçka e dimë se dënimet i kalojmë me lidhje. Të rinjtë duhet të kujdesen më shumë”, tha një qytetare.

Advertisement

“Mendoj se më herët janë respektuar rregullat por edhe nuk kishte trafik si tani, por tani, që të mos i kritikoj të rinjtë por janë më të fortë se timoni. Ata mendojnë se janë të sigurtë ne timon por timoni nuk është siguri për shoferet”, theksoi një tjetër qytetare.

“Në disa rrugë shumë shpejt vozitët, motoçiklistët e teprojnë e sidomos në orët e mbrëmjes bëjnë edhe gara”, shtoi një qytetar.

“Duhet të kenë kujdes sepse motorët janë të rrezikshëm, ndodhin më shumë aksidente, shkelin fëmijë. Duhet të jetë siç duhet”, u shpreh një tjetër qytetar.

Pikërisht për mosrespektim të rregullave në komunikacion, vetëm për një ditë në territorin e qytetit të Shkupit, policia ka shqiptuar 102 sanksione, nga të cilat 14 për drejtim mjeti pa patentë shofer, dy masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, nëntë sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit,10 sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe dy sanksione për kalimi në semafor të kuq. Nga MPB apelojnë që të respektohen rregullat e komunikacionit.

Advertisement

The post Maqedoni, shtohen aksidentet me pasoja fatale appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy