Maqedoni: Shqyrtohet heqja e tarifës së lirë ditore të energjisë, revoltohen qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria planifikon të ndryshojë modelin e tarifës së lirë ditore të energjisë elektrike. Është shqyrtuar opsioni – të hiqet tarifa e lirë nga ora 14:00 deri në 16:00 dhe të jepen subvencione për familjet që kanë probleme me pagesën e faturave. Kështu deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin “Magazina Ekonomike”.

Vendimi do të merret jo më vonë se më 31 dhjetor. Tani për tani mbetet tarifa e lirë e energjisë elektrike gjatë natës, nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit dhe 24 orë rrymë e lirë për amvisëritë të dielën.

Qytetarët e kundërshtojnë mundësinë për shfuqizimin e tarifës së lirë. Ata që i kontaktoi “Alsat” shprehen se rregullisht e përdorin këtë leverdi dhe pikërisht në këto dy orë i kryejnë punët e shtëpisë.

“E përdor çdo ditë, prej orës 2 deri orën 4 dhe gjithashtu pas orës 22. Laj, hekuros, bëj gjellë, mendoj se shumë do të jetë shpenzimi sepse unë vazhdimisht e përdor tarifën e lirë”.
“Më shumë e përdori gjatë natës, por edhe gjatë ditës, prej orës 2 deri orën 4. Bëj drekë dhe hekuros në atë kohë”.

Advertisement

“Në atë kohë gatuajmë, lajmë, bojleri punon në atë kohë dhe nëse hiqet do të paguajmë rrymë më të shtrenjtë”.

“Si nuk e shfrytëzoj! Natën ngrohem, në atë kohë gatuaj, kush nuk e shfrytëzon. Të gjithë e shfrytëzojnë. Nëse edhe këtë e heqin, nuk e di ku të shkojmë. Unë do ju them kur e shoh faturën, ngrohem me shporet dhe kjo ndihmon që banesa brenda ditës të jetë e ngrohtë. Pastaj rreth orës dy përsëri e lëshoj sërish të ngrohet”./Alsat/

The post Maqedoni: Shqyrtohet heqja e tarifës së lirë ditore të energjisë, revoltohen qytetarët appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy