Shpenzimet minimale mujore për një familjeje katër anëtarëshe në qershor ishin 39.710 denarë, ndërsa krahasuar me janarin janë rritur për 3.399 denarë ose 9.49 për qind.

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, ku verifikohet shporta e konsumit sindikal në baza mujore, informojnë se për një vit shporta sindikale është rritur për 5.498 denarë ose për 16 për qind.

“Rritja e çmimeve dhe rritja e inflacionit, që po rritet nga muaji në muaj, për muajin qershor është 14.5 për qind dhe ndikon në uljen e fuqisë blerëse të punëtorëve dhe çon në varfërimin e të gjithë popullsisë”, vlerësojnë nga LSM.

Sipas analizës së LSM-së, rritja e shportës minimale sindikale është në rritje për shkak të rritjes së çmimeve, ndërsa rritja më e madhe në qershor është për ushqimet dhe pijet./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedoni: Shporta minimale sindikale për muajin qershor rritet për 16% appeared first on Telegrafi.