Fondi i Britanisë së Madhe për Bursa ndan deri në 6 bursa për qëndrime të shkurtra studimore (nga 1 – 3 muaj) për hulumtuesit e rinj nga Republika e Maqedonisë së Veriut në institucionet përkatëse të arsimit të lartë dhe hulumtimit shkencor në Britaninë e Madhe për vitin 2021
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se bursa është 900 fund në muaj për universitetet jashtë Londrës dhe 1000 funta për institucionet në Londër për të mbuluar shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit, ndërsa shpenzimet e udhëtimit i mbulon kandidati.
Kushtet për aplikim:
– Të kenë përfunduar studimet universitare akademike të ciklit të parë me notë mesatare mbi 8.00;
– Njohja e shkëlqyeshme e gjuhës angleze;
– Të mos jetë mbi moshën 30 vjeç;
– Të posedoj pëlqim të siguruar nga një institucion i përshtatshëm nga Mbretëria e Bashkuar për realizimin e qëndrimit studimor.
Dokumentet e kërkuara për aplikim:
1. Lutje , përfshirë adresën e banimit, e-meil adresën dhe nr . e telefonit ;
2. Biografi (CV);
3. Propozim Programi për hulumtim, në njërën anë, formati A4;
4. Pëlqimi i institucionit nga Britania e Madhe për të pranuar qëndrimin studimor;
5. Kopjen e diplomës për arsimin e përfunduar;
6. Dy rekomandime nga profesorë ose hulumtues universitarë, në zarfe të vulosura ;
7.Vërtetim për njohjen e gjuhës angleze (TOEFL, IELTS ose të ngjashme) dhe
8. Aplikimi i plotësuar (nga www.britishscholarshiptrust.org) dhe dy fotografi.
Aplikimi i plotësuar dhe dokumentet e tjera të nevojshme të dorëzohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në gjuhën angleze , në adresën: rr. „Shën Kirili dhe Metodi ”, nr. 54, 1000 Shkup, Njësia për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Arsim dhe Shkencë ndërsa afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është deri më 1 mars 2021.
Informacionet më të hollësishme gjenden në : www.britishscholarshiptrust.org ose përmes postës elektronike: aleksandar.tutnovski@mon.gov.mk.
The post Maqedoni, shpallet konkurs për bursë për qëndrime të shkurta studimor në Britani të Madhe appeared first on Telegrafi.