Gati 10 ditë para fillimi të mësimit, shkollat kanë nisur përgatitjet që t’u mundësojnë nxënësve mjedis për mësim.

Për shkak të coronavirusit, do të ketë protokolle të reja, si vend për lëvizje, ndërsa për nxënësit do të ketë shenja se ku duhet të lëvizin në mënyrë që të mos bartet ose përhapet coronavirusi. Këto janë disa nga protokollet e shkollave.

Protokollet tjera përfshinë masat që kanë qenë edhe gjatë vitit të kaluar te nxënësit nga klasa e parë deri në të tretë, duke përfshirë maska, largësi, dezinfektim, ndërsa tani sfida është më e madhe për shkak se të gjithë nxënësit do të jenë në shkolla.

Prindërit mund të kërkojnë që fëmijët e tyre të mësojnë nga shtëpia dhe pa arsye shëndetësore, por për këtë do të vendosë shkolla.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas vendimit qeveritar, fëmijët me sëmundje të ralla ose pengesa dhe ata me sëmundje kronike do të mund ta ndjekin mësimin online./Telegrafi/

The post Maqedoni, shkollat përgatiten për fillimin e vitit mësimor appeared first on Telegrafi.