Maqedoni: Shkollat gati për mësimin me prani fizike në shtator

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nxënësit dhe drejtuesit e shkollave fillore dhe të mesme kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë për hapjen e shkollave për vitin e ardhshëm shkollor 2021-2022, në rast se gjendja me Covid 19 do të jetë e qetë. Për realizimin e mësimit fizik shkollat duhet të respektojnë protokollet shëndetësore të vitit të kaluar si: matje e temperaturës, mbajtja e maskës si dhe ajrosje dhe dezinfektim i klasave. Ajo që me padurim presin fëmijët është takimi me shokët e klasës dhe mësimdhënësit.

“Ne jemi shumë të gëzuar që kemi me shku në shkollë edhe nuk kemi me mësu online. Do të takohemi me shokët dhe shoqet, do të kënaqemi”.

“Më mirë është prezencë fizike sepse online shumë vështirë të mësojmë. Interneti ka pas shumë problem, profesorët kanë qenë mirë. Prej 32 nxënësve, 13 ose 14 kanë hy në mësim”.

“Gjithçka është më lehtë, i kuptojmë mësimet më mirë. Do të takohemi me shokë e shoqe. Shpesh kemi mungu në mësimin online. Nuk na ka bë rrjeti, na është ndal rryma”.

Advertisement

Nga gjimnazi në Gostivar thanë se që prej tani janë të gatshëm për të nisur procesin mësimor me prezencë fizike. Sipas drejtorit, Mirsad Iseini viti shkollor i sapo përfunduar llogaritet i dështuar kur bëhet fjalë për aspektin pedagogjik dhe didaktik.

“Jemi si shkollë hapsirë e madhe, edhe në fillim të vitit ne kërkuam që të jetë me prezencë fizike për shkak se mendojmë se I plotësojmë kushtet, kemi hapsira, kemi mjetet, kemi të siguruar gjithçka. Shpresojmë që të fillojmë nga 1 shtatori, mos të kthehemi pas por të shkojmë para. Qëllimi I këtij viti ishte që ne të shpëtojmë dhe nëse kemi arrit atë ajo është suksesi, por nga ana pedagogjike didaktike si vit shkollor është I dështuar”, deklaroi Mirsad Iseini, drejtor i gjimnazit “Gostivar”.

Përeveç hapjes së plotësishme të shkollave, Ministria e Arsimit ka paraparë edhe dy skenarë të mundshëm për vitin e ardhshëm shkollor. Nga klasa e parë e deri në katërt të mësojnë me prezencë fizike ndërsa të tjerët online si dhe skenari i tretë, një javë mësim në shkollë një javë nga distanca. Por Ministrja Carovska ka thënë se kthimi i nxënësve në shkolla mbetet synimi kryesor i qeverisë./Alsat/

The post Maqedoni: Shkollat gati për mësimin me prani fizike në shtator appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy