Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit Instituti për Shëndet Publik (ISHP) regjistroi 843 pacientë të shëruar.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se kanë humbur jetën edhe 31 pacientë. Prej tyre shtatë janë nga Shkupi (74, 78, 82, 51, 38, 60 dhe 64 vjet), dy nga Kumanova (76 dhe 67 vjet), një nga Dibra (71), dy nga qyteti i Shtipit (62 dhe 67 vjet), dy nga Prilepi (që të dy 78 vjet), dy nga Tetova (72 dhe 76 vjet), dy nga Velesi (që të dy 78 vjet), katër nga Manastiri (71, 87, 44 dhe 67 vjet), tre nga Ohri (65, 78 dhe 78 vjet), një nga Kavadari (72), një nga Gjevgjlia (56), tre nga Kërçova (47, 68 dhe 53 vjet) dhe një pacient nga Negotina (74).

Regjistrohen 977 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 48.613 raste me coronavirus ku prej tyre 28.646 janë shëruar dhe 1.376 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 18.591 raste aktive./Telegrafi/

The post Maqedoni, shërohen 843 pacientë dhe humbin jetën 31 të tjerë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";