Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), përmes Programit ndërkombëtar për mbështetje në trajnimin e hetimeve penale (ICITAP), ndërsa në mënyrë që të menaxhojnë me pandeminë e COVID-19, sot dhuruan pajisje dhe mjete për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë të Veriut në vlerë prej 163 mijë dollarëve amerikan.
Siç është njoftuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjeneratorët e dhuruar të energjisë elektrike, bombolat e ujit, reflektorët, termometrat, dezinfektuesit, laptopët dhe pajisjet dhe mjetet e tjera do të vihen menjëherë në përdorim nga ana e autoriteteve.
Spasovski shprehu mirënjohje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partnerë të dëshmuar për partneritetin e tyre të fortë dhe të qëndrueshëm në procesin e reformës dhe zhvillimit të policisë si një nga segmentet kryesore në avancimin e sigurisë kombëtare dhe rajonale.
Ndërsa ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Marie Byrnes, tha se qëllimi i këtij donacioni, është të sigurojë MPB-në, DMSH-në dhe Kryqin e Kuq, për të punuar në mënyrë më efikase për të ruajtur më mirë shëndetin e qytetarëve dhe për të ndihmuar të gjithë qytetarët që kanë nevojë për të.
Sipas ambasadores Byrnes, ky donacion edhe një herë konfirmon bashkëpunimin e mirë me MPB-në, DMSH-në dhe Kryqin e Kuq, veçanërisht në periudhën kur po përballemi me COVID-19./Telegrafi/
The post Maqedoni: SHBA-të dhurojnë pajisje për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në vlerë prej 163 mijë dollarëve appeared first on Telegrafi.